Partia e Drejtësisë shkarkoi Ferid Aganin, kryetar i ri Sylejman Çerkezi

28 Shtator 2016 - 22:10      

Partia e Drejtësisë, më 28 shtator 2016, mbajti Kuvendin e Jashtëzakonshëm, në të cilin morën pjesë 112 delegatë, të cilët në mënyrë unanime votuan për shkarkimin e kryetarit të deritanishëm, Ferid Agani, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Po ashtu me 110 vota pro dhe dy kundër Kryetar i ri u zgjodh Sylejman Çerkezi, ndërsa u zgjodhën edhe organet tjera të partisë, si kryesia, Këshilli Drejtues, nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm.

Kundër kandidat i Çerkezit ishte Avni Tafili, i cili në momentet e fundit u tërhoq nga gara.

Në Kuvend morën pjesë përfaqësuesit e 21 nga 24 degë sa ka gjithsej partia, ndërsa ishin të pranishëm 16 kryetarë të degëve.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë së Drejtësisë u monitorua edhe nga përfaqësues të Komisionit Qendror Zgjedhor, si dhe mediet.

Kryetari i sapo zgjedhur Sylejman Çerkezi deklaroj se: Prioriteti ynë është unifikimi i spektrit politik të programeve konservatore në Kosovë, si dhe artikulimit më përmbajtësor të programit të Partisë së Drejtësisë, thotë në fund kumtesa e kësaj partie nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i saj Fidna Mustafa.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...