Foto: Ilustrim

Mustafa ngushëllon popullin izraelit

28 Shtator 2016 - 21:32      

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Izraelit, Shimon Peres, i ka shprehur ngushëllime Qeverisë dhe popullit izraelit, transmeton Koha.net.

Mustafa thekson se Shimon Peres, përveç kontributit të jashtëzakonshëm për shtetin e Izraelit, do të mbahet mend për përkushtimin e fuqishëm për lirinë, paqen dhe demokracinë.

“Shimon Peres ishte një laureat i denjë i Çmimit Nobel për Paqe duke përkrahur edhe popullin e Kosovës në përpjekjet për liri dhe demokraci”, thuhet në mesazhin e Mustafës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...