Festivali i Bukës, për herë të parë në Kosovë

28 Shtator 2016 - 21:14      

“Festivali i Bukës”, i pari i këtij lloji në Kosovë e rajon, pritet të mbahet në gjysmën e dytë të tetorit, saktësisht me 17, 18 dhe 19 tetor në Prishtinë.

“Festivali i Bukës dhe produkteve tjera të brumit dhe drithërave” ka për qëllim që të promovojë produktet bazë, gjysmë-produktet dhe produktet finale të brumit dhe drithërave, transmeton Koha.net.

Përveç ekspozimit të produkteve, organizatorët e festivalit për vizitorët dhe ekspozuesit, kanë paraparë edhe një sërë aktivitetesh artistike dhe garuese.

Për herë të parë në vend, ekspozues në kuadër të një festivali, do të kenë mundësi që të jenë pjesëmarrës edhe në gara konkurruese, ku juri do të jenë vet qytetarët.

Aktivitetet që do të organizohen në kuadër të festivalit:

– Gara për bukën më të mirë të të gjitha llojeve (bukës së bardhë, integrale, të misrit, etj)
– Gara për piten më të mirë
– Gara për byrekun më të mirë
– Gara për flinë më të mirë
– Gara për kiflet më të mira (për të gjitha llojet)
– Gara për picën më të mirë (për të gjitha llojet)
– Gara për pastat më të mira (për të gjitha llojet)
– Gara për ëmbëlsirën më të mirë
– Gara për kekun më të mirë
– Dhe e fundit, gjithashtu edhe më e rëndësishmja, do të jetë gara për gurmanin më të madh (do të marrin pjesë personat që do të garojnë se cili do të arrij t’i konsumojë për minuta të caktuar një pjesë të ushqimit).

Tre vendet e para do shpërblehen me çmime. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...