
28 Shtator 2016 - 21:11
Ai në Rubikon të KTV-së ka thënë se ndonëse Prishtina është mbipopulluar dhe shumë prej atyre që kanë ardhur në Prishtinë nga vendet tjera kanë lënë shkollat e zbrazëta në po ato vende.
“Derisa Prishtina është e mbipopulluar, ne kemi shkolla të zbrazëta. Duhet Prishtina që prej të hyrave vetanake ta zgjeroj rrjetin dhe kjo është çështje e komunave. Një menaxhim i suksesshëm, një kryetar komune proaktiv gjithmonë duhet që prej të hyrave vetanake ta zgjeroj rrjetin”, ka thënë Bajrami.
Ministri ka theksuar se lidhur me këtë çështja nuk ka marrë ndonjë kërkesë të vecantë nga Komuna e Prishtinës përveç takimin që kishte me kryetarin Ahmeti ku u diskutua për çerdhet.
Bajrami: “Nuk do të ndalem së punuari deri në implementim të ligjit”
Faleminderit morale dhe dhënia e dekoratave ndaj mësimdhënësve të cilët kanë kontribuar në vitet e ’90-ta nuk mjaftojnë.
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka folur në Rubikon të KTV-së për rolin e madh të kësaj gjenerate, pjesë e secilës ka qenë edhe ai vetë.
Ai ka thënë se ligji duhet të implementohet ndonëse kap një buxhet shumë të madh.
“Të gjejmë mirëkuptim për këtë kosto, nuk kërkojmë që tash të bllokohet buxheti pasi ligji parasheh që pensionistët të marrin edhe një pension shtesë, jo veç mësimdhënësit por edhe të gjithë punëtorët e administratës”, ka thënë ai.
Bajrami ka theksuar se po punohet në këtë drejtim dhe kërkon që edhe më tutje mësimdhënësit të kenë mirëkuptim.
“Kërkoj mirëkuptim nga mësimdhënësit pasi nuk munden menjëherë krahas pensionit të rregullt të marrin edhe një pension shtesë”, ka thënë Bajrami.
Ai ka thënë se nuk do ndalet së punuari deri në implementimin e ligjit i cili kap buxhetin prej 40 milionë euro.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...