Foto: Koha

Kur pritet funksionalizimi i odave profesioniste shëndetësore [video]

28 Shtator 2016 - 19:35      

Nga janari i vitit të ardhshëm, odat e profesionistëve shëndetësorë do të pavarësohen financiarisht. Ky është zotimi i Ministrisë së Shëndetësisë, që është bërë para deputetëve të komisionit për shëndetësi, të cilët kërkuan llogari për ankesat e krerëve të odave, raporton KTV.

Kryetarë të 5 odave të profesionistëve shëndetësorë ditë më parë u ankuan se nuk po mund të ushtrojnë detyrën për shkak se ministria nuk po ua bart kompetencat.

Këtë e demantoi ministri, Imet Rrahmani, i cili tha se ka dëshmi që ata nuk kanë qenë të gatshëm të marrin përgjegjësi. Ministri tha se nuk ka asgjë personale me kryetaren e odës së mjekëve, e cila kishte deklaruar se u kërcënua nga ministri.

Ndër të tjera, Rrahmani, tha se menaxhimi jo i mirë i buxhetit nga organizatat buxhetore po shkakton probleme. Në këtë radhë nuk e ka përjashtuar mundësinë që të shkarkojë nga detyra edhe krerë më të lartë të institucioneve shëndetësore, konkretisht atë të SHSKUK-së, të cilët tejkaluan vijat buxhetore në disa tenderë, për çka më pas u dënuan me mijëra euro.,

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...