Foto: Koha

Kosova me Qendër për Kërkim dhe Shpëtim [video]

28 Shtator 2016 - 19:14      

Është hapur Qendra për Kërkim dhe Shpëtim, ku pjesëtarët e Agjencive Emergjente të vendit, por edhe të rajonit, do të mund t’i kryejnë trajnimet në fushën e kërkim-shpëtimit, raporton KTV.

Presidenti i vendit tha se me këtë qendër po forcohet Forca e Sigurisë së Kosovës.

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, tha se e tëra është arritur falë angazhimit, përkushtimit dhe profesionalizmit, ku mirënjohje të veçantë, sipas tij, meritojnë partnerët nga Ekipi i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s, të cilët i kanë dhënë përkrahje tërë këtij procesi. Ndërkohë, Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, tha se kjo qendër ka për qëllim ngritjen profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.

Pjesëtarët e kësaj qendre bënë një improvizim të trajnimeve për Kërkim-Shpëtim në rast tërmeti, siç është shpëtimi i viktimave brenda një objekti të shembur, shpërthimi dhe alarmi për rrezik.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...