Foto: Koha

MPB kërkon hetim për tenderin rreth targave [video]

28 Shtator 2016 - 19:11      

Ministria e Punëve të Brendshme po kërkon që të hetohet tenderi i ngecur në Organin Shqyrtues të Prokurimit për furnizimin me targa, raporton KTV.

Që nga viti i kaluar, kur ishte shpallur për herë të parë tenderi për targa të automjeteve, ende nuk është zgjedhur operatori ekonomik për prodhimin e këtyre targave.

Për gjithë këtë proces tani po kërkohet të bëhet një hetim. Se kush është fajtori, duhet ta gjejë prokuroria, kërkon zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa.

E gjithë kjo periudhë pa targa qytetarëve u solli telashe të mëdha me lëvizjen, si jashtë ashtu edhe brenda vendit, përkundër faktit se paguan nga 15 euro për targat provuese.

I vetëdijshëm se me targat provuese qytetarët kanë mbetur në izolim, zëvendësministri i MPB-së thotë se po bëhen përpjekjet maksimale që çështja e targave të zgjidhet sa më shpejt.

KTV-ja ka kërkuar sqarime edhe nga Organi Shqyrtues i Prokurimit lidhur me tenderin për furnizim me targa, por ky institucion nuk ka dhënë ndonjë përgjigje. Deri tash janë rreth 11 mijë targa provuese, me të cilat janë pajisur qytetarët e Kosovës si shkak i mungesës së targave origjinale të automjeteve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...