
28 Shtator 2016 - 19:07
Financat e subjekteve politike tash e katër vjet janë të paaudituara, përfshirë edhe dy palë zgjedhje, ato lokale dhe qendrore.
Kjo për faktin se Komisioni për Mbikëqyrjen e financave publike i Kuvendit të Kosovës, për tri herë radhazi, ka dështuar të zgjedhë auditorët, kompetencë kjo që u bart nga KQZ-ja te Kuvendi i Kosovës, me ndryshimet e ligjit në 2013-ën.
Për shoqërinë civile kjo situatë po u konvenon partive politike që të vazhdojnë t’i mbajnë në mjegull shpenzimet financiare.
Sipas ligjit për financimin e subjekteve politike, raportet vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës, të cilat dorëzohen nga subjektet politike në KQZ, do të auditohen në përputhje me standardet e kontabilitetit të zbatueshme në Kosovë, nga auditorë të cilët do t’i përzgjedhë Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmes Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Subjektet politike duhet të publikojnë dhe të mbajnë të publikuar së paku një vit në faqet e tyre zyrtare Raportin Vjetor Financiar të vitit paraprak dhe Raportin e Deklarimit Financiar të Fushatës së zgjedhjeve paraprake dhe ta publikojnë versionin e tyre të shkurtuar në njërën nga gazetat ditore kombëtare.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...