28 Shtator 2016 - 18:15
Seanca ishte paraparë të mbahej nesër.
Për ankesën e Oliver Ivanoviqit, të dënuar me nëntë vjet burgim për krime lufte kundër shqiptarëve, do të vendoset, transmeton rts, përcjell koha.net, pasi që kryetari i Gjykatës së Apelit të shqyrtojë e të marrë vendim për kërkesën e mbrojtjes që nga kolegji gjyqësor të përjashtohet gjykatësi shqiptar.
Kërkesa e avokatëve për shtyrje ka nuanca të qarta racizmi e mos durimi nacional, pasi avokatët e Ivanoviqit pohojnë apriori se gjykatësi i përkatësisë shqiptare nuk mund të jetë objektiv e shtojnë se “misioni EULEX është themeluar për të gjykuara raste si ky. Ata shtojnë se ky proces është i bazuar etnikisht politikisht i motivuar.”
Kolegjin gjyqësor për shqyrtimin e ankesës e përbënin Driton Muharremi, Radoshi Petrov dhe Ana Bednarek, e atë e kryeson Petrov.
Ivanoviq në burg është që nga 27 janari i vitit 2014.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...