28 Shtator 2016 - 16:34
Ministria e Shëndetësisë, tha Rahmani është përpjekur me seriozitetin më të madh për implementimin e ligjit, e reformës në shëndetësi, pjesë e së cilës është edhe krijimi dhe pavarësimi i Odave të profesionistëve shëndetësorë.
Krijimi i Odave të profesionistëve shëndetësorë është një proces i ri edhe në vendet e zhvilluara dhe krejt i panjohur nga Kosova dhe mjekët tanë. Edhe pse ligjin e kemi mjaft të përparuar dhe liberal, në krahasim me vendet e rajonit, puna për kompletimin e dokumentacioneve, struktura, rregulloret etj, nga ana e Odave lë mjaft për të dëshiruar.
“Ministria e Shëndetësisë ka qenë korrekte që nga krijimi i Odës së parë, në vitin 2013 dhe deri tek krijimi i Odës së pestë në vitin 2015. Kemi organizuar afro 15 punëtori me Odat dhe biles i kemi ftuar edhe jashtë detyrimeve tona në takime të ndryshme, për tu njohur me procedurat dhe problematikat e punës për krijimin e tyre. Ministria e Shëndetësisë është mbështetësja kryesore e Odave për krijimin e statuseve dhe rregulloreve të tyre”, tha Rrahmani.
Deputetët, të mbetur të befasuar nga shpjegimet e ministrit Rrahmani, krejt të kundërta me kërkesat dhe ankesat gjatë takimit me kryetarët e Odave, në mbledhjen e kaluar kërkuan shpjegime më të hollësishme duke kërkuar edhe organizimin e një dëgjim publik apo një takim tresh.
Tendenca e politizimit për të krijuar një klimë opozitare nga Odat, ndaj Ministrisë së Shëndetësisë tha Rrahmani, është një qëndrim krejt i gabuar kundrejt frymës së bashkëpunimit, për vetë arsyet e mungesës së përvojës në Kosovë për funksionimin e Odave edhe të vetë mjekëve. Ai ofroi mundësinë e takimeve mujore për ta njohur Komisioni në vijim me procedurat e mëtejme.
Në përfundim u dakorduan që më 1janar 2017 të fillojë funksionalizimi i Odave të profesionistëve shëndetësorë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...