Foto: Koha / arkiv

Përfundon seanca për Azem Sylën, dëshmitari thotë se nuk u kërcënua

28 Shtator 2016 - 15:22      

Ka përfunduar seanca ndaj ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla.

Gjatë kësaj seance, dëshmitari i dytë i mbrojtur është marrë në pyetje nga avokati mbrojtës i Sylës, Tomë Gashi.

Avokati Gashi tha për KosovaPress-in se dëshmitari ka mohuar të jetë kërcënuar nga ish-deputeti Syla.

Gashi seancën e sotme e ka parë si pozitive për klientin e tij.

“Ka lëvizje shumë pozitive për Azem Sylën. Dëshmitari mohoi se ka qenë i kërcënuar”, ka thënë Gashi.

Kjo seancë është zhvilluar me kërkesën e prokurorisë, e cila ka vlerësuar se Azem Syla ka tentuar të ndikojë tek dëshmitari i dytë i mbrojtur.

Azem Syla ishte arrestuar në prill të këtij viti, pasi prokuroria pretendon se ai bashkë me disa persona të tjerë ka tjetërsuar prona shtetërore në mënyrë joligjore në regjionin e Llapnasellës, për çka të gjithë të dyshuarit janë deklaruar të pafajshëm. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...