Foto: Koha

Hipermarketi Maxi shet produkte pa afat [foto]

28 Shtator 2016 - 15:13      

Një qytetar i është drejtuar portalit Koha.net për të paraqitur një ankesë në lidhje me shitjen e produkteve pa afat në marketet tona.

Ai thotë të ketë blerë një shishe “Fanta” të cilës s’e ka marr mundin t’ia kontrollojë datën e skadencës.

“E bleva në Maxi Hipermarket një shishe “Fanta” dhe nisa ta pija. Pasi e shijova 2-3 herë, vura re se shija ishte më ndryshe, më e thartë. E shikova datën e skadencës dhe e pash se problemi ishte aty prej fillimit”, ka thënë qytetari për Koha.net, i cili nuk deshi të identifikohej me emër.

Ai thotë se është përballur edhe më parë me produkte pa afat të blera nëpër markete tjera, por që ka heshtur.

“Dua që përmes këtij raportimi t’ju bëj thirrje qytetarëve që të vetëdijesohen dhe të raportojnë për çdo rast që hasin pasi që përmes kësaj forme, dhe duke i raportuar këto raste në organet kompetente, mund t’i detyrojmë këta shitës të mos na helmojnë më me produkte pa afat”, ka apeluar ai.

Institucionet përgjegjëse për kujdesin ndaj konsumatorit shpeshherë kanë reaguar ndaj raportimeve të tilla, duke konfiskuar mallrat pa afat nëpër markete të ndryshme në vend.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...