Pajisen me sisteme të ujitjes “Pikë, pikë” 47 fermerë llapjanë

28 Shtator 2016 - 14:48      

Në kuadër të projekteve për subvencionime në sektorin e bujqësisë, Komuna e Podujevës, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka subvencionuar 46 fermerë, kultivues të mjedrës me sistem të ujitjes pikë-pikë.

Shpërndarjen e sistemit të ujitjes e ka bërë kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i cili ka urua fermerët përfitues të këtij subvencioni.

“Ky sistem i ujitjes tregon përkushtimin e Komunës për mbështetjen e vazhdueshme për fermerët llapjanë. Ky subvencion krijon mundësinë e zgjerimit të sipërfaqeve të reja me kultura të pemëve të imta tani më të dëshmuara në vendin tonë”, tha kryetari Veliu, me rastin e shpërndarjes së sistemit të ujitjes.
Kryetari Veliu tha se mbetet i përkushtuar t’iu qëndroj afër fermerëve të vyeshëm llapjanë përmes subvencioneve për bujqësi, të cilat po kthehen në vende të reja të punës dhe po përmirësojnë standardin jetësor të qytetarëve tanë.

Nga ky projekt kanë përfituar 46 fermerë, kryesisht kultivues të mjedrës dhe një me boronicë. Ndërsa, sipërfaqja që do të mbulohet me këtë sistem të ujitjes është 23 ha në sezonin vjeshtor.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...