28 Shtator 2016 - 14:40
Ai, në hapjen e saj konference tha se e ka marrë këtë nismë me qëllim të bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët rajonal drejt synimit dhe përgatitjes për intergrime europiane.
“Dua të theksoj se kontribut në bashkorganizim ka dhënë edhe Ministria e Pushtetit Lokal dhe ajo e Integrimeve Europiane. Funksionalizimi i mikroregjionit tonë, përveç fushës së arsimit, shëndetësisë etj., do të ndikojë në përmirësimin edhe të infrastrukturës sonë rrugore dhe hapjen e pikave të reja kufitare për qarkullimin e njerëzve”, ka thënë Haziri.
Siç u shpreh ai, zhvillimi i cilësdo komunë të këtij mikroregjioni e gëzon secilën nga 17 komunat e Ballkanit Perëndimor.
“Ne jemi europianë të Ballkanit Perëndimor dhe si të tillë do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të sinqertë, në mënyrë që t’i arrijmë qëllimet tona konkrete. Zhvillimi i një komune të këtij mikroregjioni, e gëzon secilën nga 17 komunat e Ballkanit Perëndimor”, është shprehur kryetari i Gjilanit.
Konferenca po i vazhdon punimet, ndërkaq gjatë ditës do të dilet me konkluzionet të përbashkëta.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...