Oda Ekonomike Europiane, avokate e odave të Ballkanit kundruall BE-së

28 Shtator 2016 - 13:36      

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot krerët e Odave Ekonomike të vendeve të rajonit.

Në takim u diskutua lidhur me fuqizimin e bashkëpunimit në sferën e ndërmarrësisë dhe ekonomisë ndërmjet Kosovës, vendeve të rajonit dhe Odës Ekonomike Evropiane, si ombrella e ekonomisë evropiane.

Kryetari Veseli tha se Kosova po punon që të krijojë kushte që bizneset e saj të bashkëpunojnë më ngushtë me ato të rajonit, në mënyrë që të krijojnë kushte dhe zhvillim më të madh ekonomik, si dhe për hapjen e perspektivës ekonomike për biznese të reja.
Përfaqësuesit e odave ekonomike e falënderuan kryetarin Veseli për pritjen dhe për gatishmërinë e ofruar për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve.

Arnoldo Abruzzini, sekretar i përgjithshëm i Odës Ekonomike Evropiane, e falënderoi kryeparlamentarin Veseli për mikpritjen dhe gatishmërinë për t’i ndihmuar odat ekonomike.
Ai tha se Oda Ekonomike Evropiane do të jetë një avokate e odave ekonomike të vendeve të rajonit në raport me Bashkimin Evropian.

Pas takimit me krerët e odave ekonomike të vendeve të rajonit, kryeparlamentari Veseli mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Panairit të Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale dhe vizitoi disa kompani vendore e të rajonit, që po prezantonin produktet e tyre.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...