28 Shtator 2016 - 13:31
Të gjeturat kryesore:
Ky hulumtim vë theksin te financimi i subjekteve politike përmes donacioneve, duke e parë si burim kryesor të informalitetit ekonomik dhe politik. Subjektet politike, sigurimin e financave për zhvillimin e aktiviteteve politike, kryesisht e bëjnë pas dyerve të mbyllura dhe përfshijnë praktika nën hije. Prejardhja e të cilave nuk dihet.
Një praktikë e tillë ka krijuar një sistem të atillë ku grupe të caktuara të interesit në këmbim të mbështetjes financiare kërkojnë favore apo të shtrijnë ndikim në politikë.
Raporti në fjalë thekson se mosimplementimi i kornizës ligjore përbën një problem themelor, ku shkelja e neneve të caktuara bëhet edhe nga institucionet të cilat e mbikëqyrin financimin e partive politike, si KQZ-ja dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës. Mungesa e kontrollit financiar të paraparë me ligj çon në mungesë të mbikëqyrjes, llogaridhënies, transparencës, dhe po ashtu shkakton kosto ekonomik si dhe shoqërore-politike.
Problem tjetër përbënë edhe mënyra e tanishme e auditimit të financimit të subjekteve politike. Sipas raportit, burim i këtyre problemeve mbetet mungesa e vullnetit të politikanëve, e në veçanti e deputetëve të Parlamentit të Kosovës, për të luajtur një rol më të rëndësishëm në përmirësimin e gjendjes së tanishme.
Ndër të tjera, raporti rekomandon që të zbatohen nenet nga Ligji për financimin e subjekteve politike që kanë të bëjnë më raportimin financiar, kontrollin financiar dhe sanksionet, të zgjidhen auditorët në bazë të ligjit për auditimin e raporteve vjetore dhe të fushatës zgjedhore për vitet 2013, 2014 dhe 2015, të aplikohen dënime për ato parti të cilat nuk i kanë dorëzuar raportet vjetore dhe deklarimet financiar të fushatës, të shqyrtohet mundësia e ndryshimit të mënyrës së auditimit, të rritet transparenca dhe llogaridhënia, si dhe të krijohet vullneti politik për përmirësimin e gjendjes së tanishme.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...