Hapet panairi “Prishtina 2016”, bujqësia shans i Kosovës

28 Shtator 2016 - 13:21      

Është hapur Panairi i produkteve bujqësore dhe agroindustriale “Prishtina 2016”, në të cilin po marrin pjesë edhe përfaqësues nga odat ekonomike të Maqedonisë, Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

Në hapje të këtij panairi, i pranishëm është edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili tha se Qeveria ka prioritet zhvillimin ekonomik, veçmas fushën e bujqësisë, me të cilën janë arritur rezultate të larta.

Ai tha se për këtë fushë janë ndarë subvencione dhe grande të shumta, po ashtu janë përkrahur edhe panaire të tilla.

I pari i Qeverisë, shtoi se Kosova ka nevojë që të rrisë prodhimtarinë e brendshme, në mënyrë që të rritet eksporti dhe cilësia e produkteve.

“Kemi trend të rritjes ekonomike dhe eksportit gjatë këtij viti. Tani po përgatitemi të jemi konkurrent dhe në tregun evropian”, tha Mustafa.

Në anën tjetër, kryeparlamentari Kadri Veseli, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të rajonit.

Sipas tij, ky panair përçon mesazh inkurajues për të gjithë fermerët.

Veseli tha se bujqësia është një element kyç që ndikon në përmirësimin e bilancit tregtar dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovë, Safet Gërxhaliu, tha se sektori privat po ecën me hapa të sigurt, pavarësisht sfidave të shumta.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...