Ylli Hoxha: Po habiteni a? Do të ketë luftë!

28 Shtator 2016 - 12:46      

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha njëjtë si deputeti Albin Kurti ka thënë se do të ketë luftë në Ballkan.

Hoxha përmes një postimi në Facebook ka përmendur disa prej krizave që po ndodhin nëpër botë, me theks të veçantë në Evropë.

Postimi i plotë:

Turqia po rreshqet drejt ndikimit te shtuar rus…

Rusia ka okupuar gjysmen e Ukraines dhe Krimene, prej ku e rrezikon drejtperdrejte Stambollin…

Britania e Madhe po del nga BE-ja permes nje fushate te extremit te djatht….

E djathta ekstreme po rrezikon ta merr Gjermanine, Francen dhe Austrine….

Hungaria po nderton fortifikate……

Perspektiva e integrimit per Ballkanin Perendimor ne BE eshte ndalur per nje kohe te gjate, ndersa perfshirja amerikane eshte me e ulta qe nga perfundimi i luftes se ftohte….

Kroacia dhe Serbia po intensifikojne garen e armatimit….

Republika Srpska po organizon referendum kunder vendimit te Gjykates Kushtetuese, perkunder presionit te theksuar SHBA-BE….

Dhe deklarata e Albinit qe ne 5 vitet e ardhshme ka gjasa te kete lufte te re ne Ballkan po ju duket e habitshme a? Kapni librat e lexoni pak aman, zaman!

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...