Nis punimet konferenca “Java e të mësuarit gjatë gjithë jetës”

28 Shtator 2016 - 11:38      

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, mori pjesë në Konferencën “Java e të mësuarit gjatë gjithë jetës - domosdoshmëri për zhvillim të përgjithshëm socio - ekonomik”, e cila ka për qëllim promovimin e të mësuarit të të gjitha llojeve, duke mbështetur interesat dhe aftësitë e grupmoshave të ndryshme, të kyçura në procesin arsimor në Kosovë.

Ministri, me këtë rast ka theksuar se, projekti i të mësuarit gjatë gjithë jetës është projekt brenda planifikimeve strategjike të Ministrisë së Arsimit, e cila në bashkëpunim me MPMS dhe MKRS do të promovojnë mundësitë për të rinjtë, sa i përket arsimit dhe aftësimit profesional të tyre, si parakusht për zhvillim socio-ekonomik.

“Projekti për promovimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin socio-ekonomik të vendeve në tranzicion. Ky projekt mundëson që të rinjtë, përmes programeve të ndryshme të kenë qasje në ndërtimin e kapaciteteve dhe shkathtësive, për t’iu përshtatur nevojave të tregut të punës. Kjo javë po fillon me këtë ngjarje dhe do të vazhdojë me hapjen e panaireve dhe ofertave, për arsim dhe aftësim në fusha të ndryshme”, theksoi ai.

Bajrami, po ashtu tha se, përmes këtyre projekteve synohet t’iu hapen mundësi të gjithë njerëzve, në mënyrë që të kenë mundësi të zgjedhjes në tregun e punës.

Konferenca “Java e të mësuarit gjatë gjithë jetës”, motoja e së cilës është “Vëzhgo, merr pjesë dhe mëso”, organizohet nga MAShT, MPMS dhe MKRS, duke përfshirë Konferencën qendrore në Prishtinë, seminaret dhe panairet e ndryshme promovuese të cilat mbahen në Prishtinë , Pejë dhe Prizren. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...