Foto: Koha / ilustrim

Thaçi, i pikëlluar për vdekjen e “mikut të tij”, Shimon Peres

28 Shtator 2016 - 11:34      

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur me pikëllim të thellë lajmin për vdekjen e ish-presidentit të Izraelit, Shimon Peres.

Thaçi, Peresin e quajti si një nga protagonistët kryesorë të përpjekjeve për paqe në Lindjen e Afërt dhe në botë, por edhe mik të tijin dhe të Kosovës.

“Për Izraelin, Shimon Peres do të mbetet burrështetasi që gjysmë shekulli e kaloi në shërbim të vendit. Për botën ai do të mbetet një nga arkitektët kryesorë të Marrëveshjes së Oslos për Paqe dhe lideri që ka forcuar lidhjet e shtetit të tij me vendet e botës demokratike. Për Kosovën, ai do të mbetet një mik që e ka përkrahur vendin tonë në ditët më të vështira dhe që e ka promovuar të drejtën e popullit tonë për liri dhe barazi. Këtë na e ka thënë kur na ka pritur në Jerusalem, por ia ka thënë hapur edhe tërë botës. Do ta respektojmë dhe do ta vlerësojmë kujtimin për të si një mik i përjetshëm i Kosovës dhe i popullit të saj”, shkroi Thaçi në Facebook.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...