Foto: Koha

Dëshmitari i dytë i mbrojtur flet sot në rastin e Azem Sylës

28 Shtator 2016 - 08:32      

Sot dhe nesër do të mbahen seancat e fundit të hetuesisë së veçantë ndaj ish-deputetit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla dhe të tjerëve, ku pritet që të merret në pyetje edhe dëshmitari i dytë i mbrojtur i këtij rasti.

Seanca do të mbahet në Pallatin e Drejtësisë, duke filluar nga ora 9:30, raporton KP.

Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Gërdoc. Për disa ditë me radhë, ai ishte i shtrirë në QKUK për tretman mjekësor, ndërkohë që Gjykata e Apelit kishte vendosur që atij t’ia kthej masën e paraburgimit prej dy muajsh.

Gjykata këtë vendim e ka marrë me arsyetimin se ka pasur një përpjekje nga ana e Azem Sylës për të ndikuar në dëshmitarin e dytë të mbrojtur në rastin e njohur si “Toka”.

Këtë vendim të Apelit e ka kundërshtuar Tomë Gashi, avokati i Azem Sylës, i cili iu ka drejtuar me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë Gjykatës Supreme të Kosovës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...