Deputeti Hasani: Referendum për bashkim me Shqipërinë

27 Shtator 2016 - 23:34      

Deri dje e kemi dëgjuar nga disa parti opozitare të Kosovës, por tashmë është edhe një deputet nga radhët e PDK-së në pushtet, që ka thënë se Kosova duhet të shfrytëzojë të drejtën kushtetuese për të miratuar ligjin, e më pas të organizojë referendum për bashkim me Shqipërinë.

Bëhet fjalë për Nait Hasanin, i cili ka shtuar se, para shumë kohësh ka kërkuar nga partia e tij në qeveri, që të punojë për miratimin e një ligji, që do t’u jepte qytetarëve të drejtën për të vendosur vet për bashkim me Shqipërinë, transmeton tch.

Ndërkohë, lidhur me çështjen e demarkacionit, deputeti i PDK-së ka thënë se ai nuk ka hequr dorë nga qëndrimi tij kundër këtij versioni, ndërsa ka shtuar se meritat që demarkacioni nuk ka kaluar i kanë deputetët e shumicës, e jo opozita.

Hasani është shprehur i bindur se kryeministri Isa Mustafa është zmbrapsur nga vendimet e tij për ta dërguar demarkacionin për miratim në Kuvend, pasi - siç tha ai, - e ka kuptuar që në këtë proces ka gabime të mëdha.

Hasani është shprehur gjithashtu i bindur se, si kryeministri, por edhe partitë e tjera do të pajtohen që të fillojë një proces i ri i rishikimit të demarkacionit, gjë që do të ndikonte edhe në procesin e liberalizimit të vizave. “Edhe BE-ja do të hiqte dorë nga kërkesa që të votohet vija kufitare Kosovë-Mali i Zi”, ka përmbyllur deklaratën ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...