28 Shtator 2016 - 07:45
Autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë kanë nisur të martën një tur të ri bisedimesh për këtë çështje, pasi Marrëveshja e 2013-s nuk ka gjetur zbatim. Beogradi zyrtar insiston që Kosova të ketë vetëm “kod territorial”. E Prishtina zyrtare ka këmbëngulur se kodi duhet ta ketë të njëjtin emërtim sikurse për shtetet.
Gjatë ditës nuk ka pasur prononcime përkitazi me rezultatet e bisedimeve. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila e drejton delegacionin kosovar, ka refuzuar të flasë për arritjet e ditës së parë të këtij rundi negociatash.
Gjatë këtij viti kanë rezultuar të pasuksesshme shumë takime të mbajtura për këtë temë. Të tilla janë organizuar në Bruksel më 18 e 26 janar, 18 shkurt, 23 dhe 24 shkurt, e edhe më 27 maj.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...