Rrahmani shkarkon këshilltarin për shkak të dyshimit për ngacmim seksual

28 Shtator 2016 - 07:30      

Zejdush Tahiri është shkarkuar para dy javësh nga posti i këshilltarit të ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, që e ka mbajtur gati dy vjet.

“Koha Ditore” nga tri burime të ndryshme ka mësuar se Tahiri është shkarkuar për shkak të dyshimit për sjellje të pahijshme dhe ngacmim seksual të familjares së një deputeteje të Kuvendit të Kosovës. Vetë deputetja e ka njoftuar ministrin për rastin dhe i ka kërkuar që ta shkarkojë nga MSh-ja Tahirin, kanë thënë burimet.

“Koha Ditore” e ka të njohur identitetin e deputetes dhe të familjares që e ka ngacmuar Tahiri, por për shkak të ndjeshmërisë së çështjes ka vendosur që të mos i bëjë publike identitetet.
Në një bisedë për gazetën deputetja nuk e ka mohuar se një situatë e tillë ka ndodhur.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...