Serbia “dëshmon” kundër Kosovës në Varshavë

27 Shtator 2016 - 22:35      

Në kryeqytetin e Polonisë janë bërë një varg akuzash të Beogradit kundër Kosovës për gjoja pabarazinë dhe pasigurinë e serbëve në vendin tonë, transmeton koha.net.

Zëvendësdrejtori i Zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Dushan Kozarev ka informuar sot pjesëmarrësit e samtit të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim Europian (OSBE) “Dimensioni njerëzor” në Varshavë lidhr me ato që ai i ka quajtur “probleme” m të cilat, sipas tij, po ballafaqohet populli serb në Kosovë, përcjell FoNet.

Kozarev ka folur për pozitën e atyre që ai i ka quajtur “të shpërngulur të brendshëm” duke theksuar se për ta “mungon siguria fizike e juridike” e të cilët ishin kthyer në vendbanimet e para luftës.

Ai ka akuzuar se janë mijëra raste në të cilat shqiptarët “kanë falsifikuar dokumentacionin duke u regjistruar ë kadastër si pronarë të pasurisë së serbëve”.

Zyrtari serb ka thënë se për pengimin e kthimit të serbëve, në medie po plasohen lajme për ngritje aktakuzash për krime lufte me emrat e atyre që kanë ndër mend të kthehen.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...