Vetëvendosje: Policia merr vendime në vend të Gjykatës

27 Shtator 2016 - 22:12      

Partia Vetëvendosje, përmes një kumtese – reagim, mendimet e Fatos Makollit,drejtor i njësitit anti-terror të Policisë, shfaqur në Rubikon të KTV-së, i ka cilësuar si vënie e tërësishme e Policisë së Kosovës nën shërbimin e klanit printo duke shtuar se aktivitetin e saj kryesor dhe më të zellshëm e ka luftën speciale ndaj Vetëvendosjes.

Në këtë kumtesë – reagim, Vetëvendosje ka thënë:
“Sonte, në një emision special të kryepolicit për anti-terror, u konfirmua edhe njëherë se si Policia e Kosovës është vënë tërësisht nën shërbimin e klanit pronto dhe aktivitetin e saj kryesor dhe më të zellshëm e ka luftën speciale ndaj Vetëvendosjes!.
Drejtori i njësitit anti-terror të Policisë së Kosovës, Fatos Makolli, vazhdoi luftën politike të nisur nga Policia e Kosovës me disa konferenca menjëherë pas arrestimit të 6 aktivistëve të Vetëvendosjes. Asnjë fakt i ri nuk u paraqit por thjeshtë përsëritën shpifjet dhe montimet e paraqitura nga policia në ato konferenca.
Asnjë nga aktivistët e arrestuar nuk është marrë në pyetje nga prokuroria, as edhe një muaj pas arrestimit të tyre, dhe kjo po ndodh saktësisht ngase nuk ka asnjë fakt që do të dëshmonte njëmend lidhjen në mes sulmeve me bomba dhe aktivistëve tanë. Kjo u konfirmua edhe nga intervista e këtij drejtori të anti-terrorit, i cili as edhe një gjë të re nuk e tha në këtë intervistë.
Është shqetësuese se si vetëm një ditë para se gjykata të marrë vendim për vazhdimin ose jo të masës së paraburgimit ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes, ky drejtor i Policisë del dhe zhvillon një propagandë politike tipike për klanin pronto.
Për më tepër, skandali më i madh, që nuk ka ndodhur asnjëherë deri sonte në Republikën e Kosovës është se si policia merr vendim në vend të Gjykatës për vazhdim paraburgimi ndaj dikujt. Sonte drejtori i njësitit anti-terror tha se aktivistëve të arrestuar u është vazhduar masa e paraburgimit, ani pse nuk ka asnjë vendim gjykate për këtë dhe asnjë nga aktivistët e arrestuar apo avokatët e tyre nuk ka një vendim të tillë. Vetëm në shtetet totalitare, Policia kryen rolin edhe të prokurorisë e edhe të gjykatës. Vetëm në vendet totalitare policore, policia i tregon Gjykatës se si duhet të sillet me njerëzit e arrestuar. Asnjëherë deri sot, nuk ka ndodhur që Policia publikisht në një medium të kumtojë “vendim” gjykate, pa u njoftuar palët e përfshira që janë të akuzuarit dhe avokatët e tyre.

Sonte, nga kjo intervistë u dëshmua që në Kosovë nuk ka gjykata, nuk ka prokurori, nuk ka polici të njëmendtë hetuese por krejt çka ka është polici terrorizuese që e kryen funksionin e të trija këtyre”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...