Pse nuk u hetua penalisht Lavdrim Muhaxheri? [video]

27 Shtator 2016 - 20:29      

Prokurorët specialë të EULEX-it në prokurorinë e Kosovës kanë konsideruar se nuk ka bazë ligjore që të bëhen hetime më të thella të rasteve për terrorizëm, konkretisht parandalimin e shkuarjes se qytetarëve të Kosovës në luftëra të huaja, raporton KTV.

Drejtori i Drejtorisë së Anti-Terrorizmit në Policinë e Kosovës, Fatos Makolli në një intervistë ekskluzive për Rubikon të KTV-së ka shpalosur detaje të hetimeve të departamentit që ai drejton drejt identifikimit të pjesëmarrjes së kosovarëve në Siri.
Ai ka folur për Lavdrim Muhaxherin si një ndër personat kyç i cili edhe sot vazhdon të jetë pjesë aktive e luftës në zonën e konfliktit dhe mohon dyshimet se Muhaxheri ka udhëtuar për Kosovë në kohën e fundit.

“Lavdrim Muhaxheri ka qenë një ndër personat kyç i cili së bashku me disa të tjerë ka qenë një ndër grupet kryesore, të cilët kanë qenë të përfshirë direkt në rekrutimin e kosovarëve për të shkuar atje. Sipas informacioneve që ka policia e Kosovës ai vazhdon të ndodhet në zonën e konfliktit dhe nuk asnjë indikacion që Lavdrim Muhaxheri ka udhëtuar për Kosovë”, ka thënë ai.

Makolli ka theksuar se Lavdrim Muahxeri është për të dytën herë në zonën e konfliktit, ndonëse në vitin 2013 ai ishte kthyer.
“Në vitin 2013 është kthyer në zonën e konfliktit me gjithë faktin që ka qenë nën monitorimin e Policisë, nuk ka pas hetime penale për të pasi nuk ka pas vullnet nga prokurorët e EULEX-it që të hetohen këto raste”, ka thënë Makolli.

Sipas Makollit, po të lejoheshin të shkonin atëherë rezultatet do të ishin më të dukshme dhe efektive.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...