“Në Siri janë rreth 75 meshkuj, 38 femra dhe 27 fëmijë nga Kosova”

27 Shtator 2016 - 20:10      

Të dhënat e fundit të departamentit për anti terrorizëm në Policinë e Kosovës tregojnë se numri i kosovarëve në Siri është 70 deri 75 meshkuj përderisa 38 femra dhe 27 fëmijë, raporton KTV.

Drejtori i këtij departamenti, Fatos Makolli në një intervistë për Rubikon ka thënë se ky numër mund të jetë i lëvizshëm vetëm tek fëmijët, ndonëse për shkak të kohës së gjatë të qëndrimit ka ndodhur edhe shtimi i familjes.

“Sipas të dhënave të tanishme janë 70 deri 75 meshkuj të cilët konsiderohen që kryejnë funksione të ndryshme ndërsa janë 38 femra dhe 27 fëmijë në zonën e konfliktit mirëpo shifra e fëmijëve mund të mos jetë e saktë pasi ata janë atje për një kohë të gjatë dhe në ndërkohë ka ndodhur shtimi. Nëse ju referohemi shifrave kuptojmë që një pjesë e madhe e grave dhe fëmijëve kanë shkuar pa dëshirën e tyre”, ka thënë Makolli.

Makolli ka theksuar se nga shtatori i vitit të kaluar nuk është identifikuar asnjë rast ku një qytetar i Kosovës ka arritur të futët në zonën e konfliktit.

“Nga shtatori i vitit të kaluar nuk është identifikuar asnjë rast kur një qytetar i Kosovës ka arritur të futet në zonën e konfliktit”, ka thënë ai.

Ndonëse ai ka bërë të ditur se në përgjithësi numri i atyre që nisen për luftë është shumë më i vogël.

“Numri është më i vogël edhe i atyre që nisen për zonën e konfliktit ngase shteti islamik është në defanzivë, është i shthurur në organizim, sulmet janë të vazhdueshme, kontrollet kufitare janë rritur dukshëm”, theksoi Makolli.

I pyetur nëse Policia e Kosovës ka informatorë në zonën e konfliktit ai nuk e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se nuk mund të flas më shumë mbi këtë çështje.

“Nuk mund ta konfirmoj apo mohoj këtë”, përfundoi ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...