27 Shtator 2016 - 19:27
Dhe në Kosovë nuk janë të rralla rastet kur mësimdhënësit rrahin nxënësit.
Psikologë e sociologë të vendit, nuk e justifikojnë në asnjë mënyrë dhunën e shprehur mbi nxënës, pavarësisht rrethanave që kanë mundur të shkaktojnë një situatë të tillë.
Besojnë se përveç që traumatizohet një nxënës, bie edhe reputacioni i shkollës, si dhe krijohet panik edhe te familja, pasi në njëfarë mënyre, autorizojnë institucionin shkollor për ta pasur në përkujdesje fëmijën e tyre e jo për ta keqtrajtuar atë.
Zenun Gashi mësimdhënësi që po akuzohet për përdorim të forcës ndaj një të mituri, e që për të rasti në polici është hapur si keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve publike, i ka vetëm 35 vjet.
Por mosha e tij nuk parashihet si faktor për t’u cilësuar i dhunshëm.
Nga ministria e arsimit nuk ka folur askush për rastin e fundit të dhunës mbi nxënësin Fitim Krasniqi në Rahovec.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...