Kur pacienti bëhet vetë mjek... [video]

27 Shtator 2016 - 19:21      

Një pacient është detyruar të marrë vetë shërbime mjekësore në mungesë të stafit në qendrën e mjekësisë familjare në Kalabri, raporton KTV.

Thotë se kishte pritur rreth 20 minuta për të marrë shërbimin, por asnjë nga punonjësit e kësaj qendre nuk ishte aty në orar pune.
Madje, edhe pauza zyrtare kishte përfunduar kur Behar Istogu kishte dërguar një kolege pas orës 16 për të lidhur dorën që po i gjakoste nga një aksident.

Por shërbimin e kreu vetë, në mungesë të mjekut.
Shefja e QMF-së Sheri Ibrahimi, thotë se nuk ka ndonjë rast kur nuk mbahet kujdestari, madje edhe gjatë pauzave.
Për ngjarjen e së hënës nuk është në dijeni.

Për këtë rast zyrtarë nga komuna e Prishtinës thonë se do të merren masa sipas ligjit. Ndryshe, Ministria e shëndetësisë në vazhdimësi ka përmendur se puna më e mirë është bërë në kujdesin parësor shëndetësor. Por, menaxherë të këtyre qendrave shpesh janë ankuar për mungesë stafi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...