27 Shtator 2016 - 19:16
Rënia e investimeve të huaja, tejzgjatja e krizës politike, rënia e eksporteve dhe rritja e numrit të veteranëve, konsiderohen të jenë faktorët kryesorë që po ndikojnë në këtë zhvillim negativ, ka vlerësuar Banka Botërore.
Edhe pse në raport thuhet se papunësia është ulur nga 35% në 32.9, kjo nuk është vërejtur për shkak të rënies së punësimit nga 26.9 në 25.2%. Si faktor shqetësues është parë fakti i rritjes së numrit të të rinjve që nuk kanë asnjë angazhim, përfshirë edhe në arsim.
Banka Botërore ka kërkuar kujdes të shtuar nga qeveria në lidhje me borxhin publik, ndërkohë ka thënë se përpos këtyre problemeve, Kosova ka trend negativ në investimet e jashtme.
Këto të dhëna u bënë publike në prezantimin e raportit ekonomik për Evropën Juglindore, ku zyrtarë të Bankës Botërore kanë bërë të ditur se në aspektin e përgjithshëm, Ballkani ka filluar të rimëkëmbet ekonomikisht dhe rimëkëmbje më të madhe ka pasur Shqipëria dhe Serbia, të cilat kanë rritur investimet e huaja dhe eksportet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...