27 Shtator 2016 - 19:10
Si pikë të parë, ‘Vetëvendosje’ e ka kërkuar rishqyrtimin e marrëveshjes, ndërsa kërkojnë edhe komision partiak e mbipartiak, si dhe një komision hetimor, që do të hetonte procesin deri në arritjen e marrëveshjes më 26 gusht të vitit të shkuar.
Ndërkohë, nga kryeministri kanë kërkuar që përmes një letre zyrtare t’i kërkojë homologut malazias rishqyrtim të marrëveshjes, ndërkohë edhe BE-së zyrtarisht t’i kërkojë që kjo çështje të mos jetë pengesë për liberalizim vizash. Ndërkohë, në fillimin e tetorit pritet që kryeministri Isa Mustafa t’i ftojë në takim liderët opozitarë për të diskutuar për çështjen e demarkacionit. Por, Mustafa ka përsëritur se marrëveshja si e tillë duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës, duke mos lënë vend për rishqyrtim të saj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...