Ushtarakë rusë në Shqipëri

27 Shtator 2016 - 17:59      

Ushtarakët rusë mbërritën në Shqipëri për të kryer një mision inspektimi armë-kontrolli në territorin e Shqipërisë.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë njofton se mbërritja e ekipit të ushtrisë ruse është një prej tre inspektimeve rutinë që Shqipëria ka detyrimin për t'i pritur dhe aplikimi i shtetit inspektues është bërë në përputhje me kërkesat e “Dokumentit të Vjenës” dhe po trajtohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm.

Kërkesa u dorëzua në OSBE dhe Shqipëria, e cila është nënshkruese e Dokumentit të Vjenës dhe anëtare e kësaj organizate, ka detyrimin të lejojë inspektimet. Mësohet se Rusia ka kërkuar të inspektojë në një zonë prej 12 mijë kilometrash katrorë në vendin tonë, pothuajse e gjithë zona e aksesueshme me rrugë si dhe 16 mijë kilometra katrorë në Kroaci, transmeton tch.

Inspektimi vjen në një kohë kur në vendin tonë është duke u zhvilluar një stërvitje e përbashkët ushtarake me 1700 trupa ushtarake nga vendet e NATO-s dhe Kosova. Trupat janë duke u stërvitur në Bizë të Martaneshit. Të njëjtin inspektim, gjeneralët rusë e zhvilluan pak muaj më parë edhe në Poloni, ku NATO zhvilloi një stërvitje të madhe ushtarake.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...