ASK: Gjatë këtyre tre muajve kishe më pak rrymë

27 Shtator 2016 - 17:13      

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë për tremujorin e dytë të këtij viti, sipas së cilit ka krahasor me tremujorin e parë, ka pasur rënie në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër me 6.1 për qind.

Krahasuar tremujorin e parë (TM1) me tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2016, ka pasur një rritje te: Industria Nxjerrëse (B) me 32.8%; Industria përpunuese (C) me 27.4%; dhe Industria e Furnizimit me Ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave (E) me 6.5%. Kurse, rënie ka pasur vetëm sektori i Furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 6.1%.

ASK thotë se kjo anketë synon të paraqesë ecurinë në industri (B -nxjerrëse, C- përpunuese, D-Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave) në periudha tremujore, nëpërmjet te cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

“Krahasuar tremujorin e parë (TM1) me tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2016, ka pasur një rritje te: Industria Nxjerrëse (B) me 32.8%; Industria përpunuese (C) me 27.4%; dhe Industria e Furnizimit me Ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave (E) me 6.5%. Kurse, rënie ka pasur vetëm sektori i Furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 6.1%. Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2015 ), ka pasur një rritje te: Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 30.8%; Industria Nxjerrëse (B ) me 13.9%; si dhe Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 3.8%. Ndërsa, ka pasur rënie te: Industria përpunuese (C) me (7.5%)”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...