Mustafa tregon ç’ka bërë në SHBA

27 Shtator 2016 - 16:30      

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, në profilin vet të Facebookut ka bërë përmbledhjen e aktiviteteve të veta zhvilluar gjatë një jave qëndrim në New York, transmeton Koha.net.

Ai ka shkruar në Facebook:

“Javën që lamë pas isha në Nju Jork, ku së bashku me ministrin Hoxhaj, kemi zhvilluar takime të nivelit më të lartë me liderë të shteteve, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësues të diasporës.

Pata rastin të takohem me Presidentin Obama, Presidentin Clinton, Sekretarin Kerry, Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Mbretin e Jordanisë, Presidentin e Këshillit Evropian, Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, drejtuesit e organizatave rajonale, presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm të shumë shteteve.

Takova përfaqësuesit e diasporës sonë në Javën e Filmit Shqiptar si dhe në takimin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare.
Morëm përkrahjen e plotë të SHBA-ve dhe vendeve të tjera partnere e të organizatave ndërkombëtare.

Na u rikonfirmua mbështetja për proceset euroatlantike, liberalizimin e vizave dhe proceset tjera vitale për qytetarët.
Presim fuqizim të subjektivitetit ndërkombëtar përmes njohjeve të reja dhe anëtarësimit në organizata.

Duke iu referuar thënies brilante të Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, se “Shtëpia nuk mund të mbahet pa miq”, me krenari e them se Republika e Kosovës ka sot më shumë miq se kurdoherë tjetër”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...