27 Shtator 2016 - 16:16
Bajrami përgëzoi rektorët për organizimin, siç tha të mirë, të provimeve pranuese në universitetet publike, duke siguruar kështu kredibilitet të këtij procesi, ndërsa uroi për fillimin e vitit të ri akademik.
Ai iu premtoi rektorëve mbështetjen e plotë në segmentet ku Ministria mund të ndihmojë, ndërsa përmendi edhe procesin e akreditimit të programeve të studimeve dhe tha se edhe këtu janë vendosur disa standarde që po respektohen.
“Ministria e Arsimit është e interesuar që të orientojë programet drejt nevojave të tregut të punës, që të zhvillojmë me shumë përgjegjësi projektin e profilizimit të universiteteve tona dhe që me kohë secili universitet të krijojë identitetin e vet”.
Sa i përket financimit të universiteteve publike, Bajrami theksoi se është duke u diskutuar edhe skema e financimit. “Këtë skemë do ta bëjmë bashkë dhe do të lobojmë së bashku për buxhet më të madh në sferën e arsimin e lartë”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...