Ministria e Financave diskuton për portfolion me BERZH-in, në fokus dy projekte

27 Shtator 2016 - 15:52      

Për të siguruar implementimin e suksesshëm të projekteve me financim nga huamarrja shtetërore, Ministria e Financave ka nisur takime të rregullta, të përbashkëta me palët implementuese të projekteve dhe me kreditorin përkatës që financon projektet përmes huamarrjes me Qeverinë e Republikës se Kosovës.

Ditë më parë Ministria e Financave ka mbajtur takimin me KfW-në, ndërsa sot mbajti takimin me BERZH-in, thuhet në njoftimin për medie të kësaj ministrie.

Në këtë takim u diskutua për procesin e implementimit të projekteve me kreditorët përkatës, konkretisht për projektet me BERZH-in. Ky është takimi i parë me këtë institucion të rëndësishëm financiar.

Gjatë takimit, të udhëhequr nga zëvendësministri Agim Krasniqi, në të cilin morën pjesë përfaqësuesit nga Zyra e BERZH-it në Kosovë, u diskutua për portfolion me BERZH-in, ku rëndësi iu kushtua projektit për rehabilitimin e hekurudhës dhe projektit të rrugëve regjionale.

Qëllimi i organizimit të këtyre takimeve nga Ministria e Financave është që të diskutohet kryesisht për tejkalimin e sfidave, të cilat mund të shkaktojnë problem në implementimin e suksesshëm të projekteve dhe adresimin e tyre si dhe të sigurohemi që obligimet ndaj kreditorëve të përmbushen në kohën e caktuar dhe duke u bazuar në marrëveshjet e arritura nga palët përkatëse.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...