Bashkëpunim e koordinim mes MD-së e Gjykatës Speciale

27 Shtator 2016 - 15:00      

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim informues Udhëheqësen e Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, e shoqëruar nga udhëheqësi për Mbrojtje Juridike, David Hein.

Në takim, Donlon informoi Hoxhën rreth procesit të krijimit të Zyrës Administrative, funksionimit, gjetjes së mënyrave më të mira të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.

Po ashtu, Donlon shprehu nevojën për bashkërendim dhe komunikim në mes Zyrës Administrative dhe Ministrisë së Drejtësisë për çështjet administrative, për të siguruar transparencë, drejtësi dhe paanshmëri gjatë procesit.

Hoxha shprehu zotimin e Ministrisë së Drejtësisë për bashkëpunim, komunikim dhe koordinimin me Zyrën Administrative për të siguruar që i tërë procesi do të jetë transparent dhe i paanshëm. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...