Pesë hapat e Vetëvendosjes për Qeverinë rreth demarkacionit

27 Shtator 2016 - 14:55      

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me 5 propozime për hapat që duhet ndërmarr qeveria e Kosovës sa i përket demarkacionit me Malin e Zi.

Lideri i këtij subjekti politik, Visar Ymeri, në një konferencë për media, ka renditur pikat që do të mund të çonin deri në një zgjidhje të drejtë e të pranueshme sa i përket demarkacionit.

Si pikë të parë, Ymeri e ka renditur rishqyrtimin e marrëveshjes me Malin e Zi, ku ka kërkuar që Kuvendi të themelojë një komision gjithë-partiak e mbi-partiak i cili do t’i trajtonte modalitetet juridike të një rishikimi të marrëveshjes, të formonte një komision hetimor që do të hetonte marrëveshjen e 26 gushtit dhe procesin se si është arritur ajo, raporton KTV.

Po ashtu, VV kërkoi që kryeministri përmes një letre zyrtare të zotohet para institucioneve të BE-së për një zgjidhje të drejtë për shënjimin e kufirit me Malin e Zi si dhe të kërkoj të mos jetë pengesë në liberalizimin e vizave dhe si pikë të pestë, Vetëvendosje propozon mbajtjen e një konference ndërkombëtare për demarkacion në Prishtinë ku të ftuar do të ishin ekspertë vendorë e ndërkombëtarë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...