Foto: Reuters / ilustrim

Havolli: Kursimet në Trust nuk do të preken nga Qeveria

27 Shtator 2016 - 14:50      

Kryesuesi i bordit të Trustit, Ymer Havolli, në emisionin “Ekonomia me Erëzën” në KTV, ka pohuar se institucioni që drejton ai është një prej më të suksesshmëve në Kosovë.

Ai ka thënë se ndjekja e politikave të sigurta investive ka çuar deri aty që Trusti të ketë fitime milionëshe brenda një viti.

Sipas Havollit, periudha 2009-2015 ka bërë që ky institucion të ketë mbi 300 milionë euro fitime nga depozitimi në banka të sigurta të fondeve pensionale.

“Bordi që unë drejtoj dhe menaxhmenti ka bërë një punë të madhe dhe ka ndikuar që Trusti të ketë fitime vjet për vjet”, ka pohuar Havolli.

Fitimi për vitin 2015 i këtij institucioni ka qenë rreth 30 milionë euro dhe Trusti pret që të ketë fitime milionëshe edhe në fund të vitit 2016.

“Trusti ka 27 punëtorë, përfshirë edhe shtatë anëtarët e Bordit, dhe shuma vjetore e shpenzimeve për staf shkon deri në 400 mijë euro”, ka shtuar Havolli.

Po ashtu, kryesuesi i bordit të Trustit ka garantuar kontribuuesit pensional se kursimet e tyre nuk do të shpenzohen në projekte të Qeverisë, por do të jenë të sigurta dhe se do të rritet përvitshëm vlera e tyre. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...