Në UP edhe 777 vende të lira për komunitetet

27 Shtator 2016 - 12:50      

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, kanë raportuar para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim rreth regjistrimit të pjesëtarëve të minoriteteve në universitetet publike në Kosovë.

Ministri Arsim Bajrami tha se MASHT-i i ka bërë të gjitha përgatitjet ligjore në bazë të Kushtetutës për t’i respektuar të drejtat e komuniteteve pakicë.

Ndërsa rektori Marjan Dema tha se Universiteti i Prishtinës e ka respektuar kuotën prej 12 për qind të komuniteteve. Siç tha ai, kanë aplikuar 904, 124 nga ta janë regjistruar dhe kanë mbetur edhe 777 vende të lira, pasi kandidatët e tjerë nuk i kanë plotësuar kushtet.

Anëtarja e Komisionit Myfera Sherifi tha se kandidatët nuk ishte dashur që të regjistrohen vetëm me deklarim se cilit komunitet i përkasin por ishte dashur që të regjistrohen në bazë të diplomës.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...