Foto: Koha

Gjenerali amerikan rithekson rëndësinë e mbështetjes së transformimit të FSK-së nga parlamenti

27 Shtator 2016 - 12:16      

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges kanë folur sot në një konferencë për media, pas takimit që zhvilluan mes tyre.

Gjenerallejtënanti, Ben Hodges, tha se është e rëndësishme që transformimin e FSK-së ta mbështesë Parlamenti, ndërsa mbikëqyrja civile e FSK është një prej gjërave esenciale, raporton “Koha Ditore”.

Ajo çfarë kam parë këtu është shumë mbresëlënëse.

Ne do të vazhdojmë të gjejmë mënyra për përkrahjen e FSK-së.

Po ashtu jam i gëzuar me planin e FSK që pash për vitin e ardhshëm dhe do të bëjmë gjithçka që ambasadori Delawie kërkon nga ne, ka thënë komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges, pas takimit me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

E njoftova gjeneralin për proceset ku jemi, ndërsa ai e rikonfirmoi mbështetjen që kemi nga ushtria amerikane, tha komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Po ashtu, siç u shpreh ai, në këtë takim u zotuam për bashkëpunim të mëtutjeshëm në të ardhmen.

Komandant i Komandës së Ushtrisë së SHBA-së për Evropë Ben Hodges,ka vizituar sot FSK-në, ku nga komandanti i FSK-së Rrahman Rama është njoftuar për proceset dhe punën që është duke bërë kjo forcë.

Hodges ka lavdëruar punën e ushtrisë dhe FSK-së dhe udhëheqjes së tyre duke thënë se të rinjtë në FSK kanë zgjedhur që t'i shërbejnë vendit për një të ardhme më të ndritur.

“Këta janë djemtë dhe vajzat të cilët kanë pasur zgjidhje të ndryshme por kanë vendosur që t’i shërbejnë FSK-së dhe kur kam takuar këta unë kam optimizëm për të ardhmen e Kosovës. Në SHBA ushtria është ajo që i sjell individët së bashku dhe punojnë me talentin e tyre, dhe këtu çka pashë është që talenti i këtyre djemve e vajzave dhe FSK do të zhvillojë shtetin e Kosovësë, tha Hodges.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...