
27 Shtator 2016 - 11:25
Kryesuesi i Bordit të Trustit, Ymer Havolli, në emisioni “Ekonomia me Erëzën” të transmetuar në KTV, ka sqaruar se çka parasheh ky projektligj. Ai ka thënë se publiku e ka keqkuptuar këtë nismë qeveritare duke menduar se bëhet fjalë për përdorimin e mjeteve të Trustit për nevoja të Qeverisë.
“Ky projektligj rregullon problemin me 6 milionë eurot e Trustit. Për ato para nuk dihet se kush është kontributdhënësi”, ka pohuar Havolli, raporton Koha.net.
Sipas tij, këto gjashtë milionë euro mund t’i përdorë Qeveria në projekte dhe ia kthen Trustit në momentin kur ATK-ja zbulon se kujt i përkasin.
“Administrata Tatimore mund ta zbulojë se kush ishte kontributdhënës. Ka ndodhur që një kompani ka paguar, por nuk dihet se për kënd. Ose ka ndodhur që ka falimentuar firma që paguar pensionet”, ka thënë Havolli.
Është komentuar se Qeveria po planifikon që paratë e Trustit t’i përdor për pensionet e veteranëve, por Havolli e ka hedhur poshtë këtë mundësi.
“Kjo assesi nuk guxon të ndodh, dhe nuk mund të ndodh. As ky gjashtë milionësh nuk mund të përdoret në pagesa pensionesh për veteranë, përveçse në projekte”, ka pohuar Havolli.
Kryesuesi i Trustit ka shtuar se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të sigurt se pensionet e tyre nuk do të përdorën nga Qeveria në projekte, pasi që ligji për Trustin nuk e parasheh një gjë të tillë.
“Në fund të fundit, janë mbikëqyrësit tanë që nuk e lejojnë këtë. Janë Fondi Monetar dhe Banka Botërore”, ka shtuar Havolli.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...