27 Shtator 2016 - 11:09
Ky ushtrim paraqet një mundësi për të integruar ushtrimin dhe planifikimin e kompetencave në mes të KFOR-it dhe EUFOR-it, të cilat do të rrisin aftësinë e tyre për t‘u vendosur me shpejtësi, kurdo që ato të thirren, bëhet e ditur përmes një njoftimi të KFOR-it, transmeton Koha.net.
Ushtrimi do të mbahet me mbi 500 ushtarë nga EUFOR-i, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, Austrinë, Hungarinë dhe forcat e KFOR-it nga Kompania Portugeze/ Hungareze për Rezerva Taktike (KTM). Ushtrimi do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Këta ushtarë do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë dhe përvojën e tyre në shumë fusha, përfshirë largimin e mjeteve shpërthyese dhe operacionet joluftarake të evakuimit (NEO).
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Fungo, njoftoi: “Kam kënaqësinë të shoh se pas shumë muajsh të planifikimit dhe koordinimit ndërmjet KFOR-it dhe EUFOR-it, trupat do të jenë pjesë e një stërvitjeje rajonale të këtij lloji. Ky ushtrim padyshim do të sfidojë të gjitha trupat dhe stafin pjesëmarrës, dhe kjo është pikërisht ajo që ne duam, që burrat dhe gratë e KFOR-it, të cilët kam privilegjin t’i komandoj, janë të trajnuar dhe ushtruar në mënyrë aktive për çdo zbarkim të mundshëm tani dhe në të ardhmen. Ajo mbetet një nga pikat e forta kryesore të KFOR-it dhe NATO-s që ne i kemi demonstruar në vazhdimësi, realizimin e shkëlqyer që mund të arrihet në mes të të gjitha kombeve partnere nëpërmjet një fryme të bashkëpunimit të përkushtuar dhe aktiv.”
KFOR-i është i përbërë nga një forcë mirë e ekuilibruar, si kinetike dhe jo-kinetike, nga 31 kombe.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...