Foto: Reuters

Banka Botërore: Ballkani shënon përmirësim në rritjen ekonomike

27 Shtator 2016 - 10:46      

Rritja ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor do të përshpejtohet në 3.2 për qind vitin e ardhshëm ndërsa 3.6 për qind më 2018 duke iu falënderuar mbulimit të konsumit të brendshëm, rritjes së investimeve dhe shtimit të eksportit, ka thënë Banka Botërore në një raport të publikuar të martën.

Banka më parë kishte parashikuar një rritje prej 3 për qind për vitin 2017 për rajonin, i cili përbëhet nga Kosova, Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia – që të gjithë kandidatë për anëtarësim në BE.

BB ka ngritur për një nivel edhe parashikimin për rritje ekonomike për vitin 2016 në 2.7 nga 2.6 për qind sa kishte parashikuar më parë, por ka shtuar një njoftim për kujdes.

“Zgjerimi i ngadaltë në BE, pasiguria në lidhje me implikimet e Brexit, dobësimi i vazhdueshëm në Greqi, tensionet politike në Turqi dhe kriza e refugjatëve do të vazhdojnë të rëndojnë mbi perspektivat e rritjes”, u tha në raportin e BB-së, raporton Koha.net.

Rritja ekonomike në Kosovë është parashikuar të jetë 3.6 për qind për vitin 2016, që është më e ulët se vitin e kaluar që ishte 3.9 për qind.

Për Serbinë, Banka Botërore për vitin 2016 parasheh një rritje ekonomike prej 2.5 për qind nga 1.8 sa kishte parashikuar më parë.

Megjithatë, banka ka ulur parashikimin për Maqedoninë, nga 3.7 në 2 për qind për shkak të krizës së brendshme politike që ka frenuar investimet.

“Pasiguria politike mund të vazhdojë të rëndojë mbi perspektivat e rritjes në Maqedoni dhe Kosovë”, thekson raporti. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...