Kryeprokurori i sugjeron drejtorit të Kundërkorrupsionit të fokusohet te prokurimi

27 Shtator 2016 - 10:41      

Prishtinë, 27 shtator – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti sot në një takim pune drejtorin e ri të Agjencisë Kundërkorrupsionit, Shaip Havolli, ku u bisedua për sfidat, që paraqiten në fushën e luftimit dhe parandalimit të korrupsionit.

Fillimisht në këtë takim kryeprokurori Lumezi, duke vlerësuar lartë angazhimin dhe kontributin dhjetëvjeçar të dhënë nga ish-drejtori i kësaj Agjencie, Hasan Preteni, e uroi për detyrën e pranuar drejtorin e ri të kësaj Agjencie, Shaip Havolli, duke i ofruar mbështetje të plotë nga ana e tij në luftën kundër korrupsionit, që është prioritet i Prokurorit të Shtetit dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit, transmeton Koha.net.

Gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi e njoftoi drejtorin Havolli se prokuroria është duke i trajtuar me prioritet lëndët që ndërlidhen me korrupsionin, sidomos ato të nivelit të lartë dhe gjithmonë iu epet prioritet lëndëve që vijnë nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Kryeprokurori Lumezi po ashtu kërkoi nga drejtori Havolli që të fokusohet më shumë në parandalimin e korrupsionit në fushën e prokurimit publik.

Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion të luftës kundër korrupsionit dhe parandalimit të tij, si dhe fuqizimit të sundimit të ligjit në vendin tonë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...