
27 Shtator 2016 - 10:18
Në postimin e tij përmes Facebook, ai shkruan:
“Para se të caktohet masa e paraburgimit ( 23.09.2016) z.Azem Syla ka pasur të caktuara kontrollime mjekësore në QKUK ku ai ka qëndruar i shtrirë për disa ditë. Pasi që janë kryer një pjesë e këtyre kontrollimeve mjekësore ai dje është transferuar nga QKUK në Burgun e Sigurisë së Lartë. Gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe ai, nesër, më 28.09.2016 do të marrë pjesë në seancën gjyqësore në Pallatin e Drejtësisë, ashtu siç ka marrë pjesë në seancat e deritanishme të Hetuesisë së veçantë”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Azem Syla del nga spitali, kthehet në paraburgim
Ish-shefi i shtabit të UÇK-së i dyshuar për rastin e ashtuquajtur “Toka”, Azem Syla, ka lënë mbrëmë ambientet e QKUK-së, ku ishte vendosur për arsyen shëndetësore, është kthyer në ambientet e burgut, merr vesh Koha Ditore.
Atij i është shqiptuar masa prej dy muajsh paraburgim.
Ish-deputeti i PDK-së dhe 50 persona të tjerë po hetohen nga EULEX-i për veprat penale: krim të organizuar, shpëlarje parash, keqpërdorim të detyrës zyrtare, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe dhënie e marrje ryshfeti. Këto vepra, sipas Prokurorisë, lidhen me shpronësime të jashtëligjshme të pronës shoqërore në atë private, me ç’rast ky grup dyshohet të ketë përfituar rreth 30 milionë euro.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...