27 Shtator 2016 - 09:29
Këtë epitet e mban paga e vartësit të tij, Adrian Zallit, drejtor menaxhues në Trustin e Kursimeve Pensionale.
Por, Havolli ka pohuar se paga e lartë e Zallit është e arsyeshme. Megjithatë, ka shtuar se ka marrë vendim që Zallit t’i zbritet paga për 900 euro.
“Ideja ka qenë që paga e tij të nivelizohet me atë të Guvernatorit të Bankës Qendrore. Zbritja nuk ka të bëjë me përformancën. Zalli ka përformuar shumë mirë”, ka thënë Havolli, raporton Koha.net.
Paga e Guvernatorit të BQK-së ka vlerën e 4 mijë e 301 euro në muaj. Kaq do ta ketë edhe Zalli. Vitin e kaluar drejtori Zalli merrte 5 mijë e 213 euro në muaj, bazuar në deklarimin e pasurisë bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Ndërkaq, në vitin 2014 drejtori i Trustit kishte pagë edhe më të lartë. Merrte mbi 6 mijë euro në muaj apo mbi 71 mijë euro në vit, bazuar në deklarimin e pasurisë bërë në Kundër Korrupsion.
Megjithatë, ndonëse e kritikuar shumë nga shoqëria civile dhe publiku, Havolli pohon se është e arsyeshme që një ekspert i kësaj fushe të paguhet mirë.
“Drejtorin Zalli e kemi marrë nga Wall Street për të udhëhequr Trustin. E ka pagën më të lartë në sektorin publik, por më të voglën në industrinë financiare”, ka thënë Havolli, duke aluduar se drejtorët ekzekutiv të bankave në Kosovë kanë paga shumë më të larta se sa drejtori i Trustit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...