Foto: Koha

Universiteti “Ukshin Hoti” pranon 180 studentë boshnjakë e turq

27 Shtator 2016 - 08:25      

Prizren, 27 shtator – Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shpallur konkursin për pranimin e 180 studentëve të rinj në gjuhët mësimore boshnjake dhe turke, në 3 programe të ndryshme, të cilat nuk ishin akredituar më parë, por që me një Udhëzim të ri administrativ të Ministrisë së Arsimit janë legjitimuar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë që vepron në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Akreditimin.

Kështu autoritetet qendrore UPZ-së i kanë lejuar që të ofrojë programet e studimit: fillor, parafillor dhe teknologji informative dhe telekomunikim në gjuhët turke dhe boshnjake, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në bazë të konkursit të shpallur pak ditë më parë UPZ-ja ka bërë të ditur se do të pranohen 180 studentë, në kuadër të Fakultetit të Edukimit në programet fillor dhe parafillor si edhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në programin e teknologjisë informative, përkatësisht nga 30 studentë në secilin program, të ndarë sipas gjuhëve përkatëse... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...