“Deputetët që ndërrojnë mendje pro demarkacionit, pjesë e pazareve me Listën Serbe”

26 Shtator 2016 - 23:53      

Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu thotë se nëse një deputet i Kuvendit të Kosovës ndërron mendje duke votuar pro demarkacionit me Malin e Zi, ai do të bëhet pjesë e pazareve me Listën Serbe.

Duke u shprehur e bindur se kjo marrëveshje nuk do të kalojë në Kuvend të Kosovës, Haxhiu në “Interaktiv” të KTV-së e ka quajtur marrëveshjen “të vdekur më 1 shtator” kur kryeministri Isa Mustafa shty votimin.

Haxhiu po ashtu pret që numri i votave kundër marrëveshjes së demarkacionit të rritet, por nuk hedh poshtë mundësitë që të ndodhë edhe e kundërta.

“Nëse mendohet që të sillet prapë marrëveshja për votim pas 1 shtatorit kur kryeministri pa që s’ka vota të mjaftueshme, ne do të jemi edhe më shumë të fuqishëm. Jemi të bindur që deputetët do të jenë në numër të madh për të treguar një realitet se janë të bindur me faktet e ekspertëve dhe numri i tyre do të rritet. Por nëse do të ndërrojnë mendje dhe japin votën për të shitur tokë të Kosovës do të jenë pjesë e pazareve të Listës Serbe, që sipas kryeministrit ishte shkaktare me mosprezencën e saj më 1 shtator”, ka thënë ajo.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...